Zemra vërtitëse
Përshkrimi
Në një fshat të humbur irlandez, menjëherë pas krizës së rëndë ekonomike, fillojnë të dalin në sipërfaqe tensione të rrezikshme. Lupa zmadhuese e Donal Ryan përqendrohet në tablonë e ngjarjeve që zhvillohen rreth falimentimit të një ndërmarrjeje ndërtimi; lidhje dashurie, tradhti, raporte familjare të shkatërruara, një vrasje dhe një rrëmbim gjejnë hapësirë po aq të natyrshme sa dhe veprimet e diktuara nga dashuria, nga shpirti i solidaritetit, nga dinjiteti dhe respekti. Përmes një kori me 21 zëra unikë, ku secili rreket të rrëfejë këndvështrimin e vet të së vërtetës, na shpaloset para syve një përrallë e vetme dhe origjinale. I ndjeshëm e tepër njerëzor, ai arrin të artikulojë fjalët dhe mendimet e një brezi të tërë. Në të, gjithçka përshkruhet me një stil unik, të ashpër dhe të gjallë, ironik dhe gjithëpërfshirës. Zemra vërtitëse ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe ka fituar The Guardian First Book Award, (2013) çmimin Libri i Vitit në Çmimet e Librit Irlandez; ka qenë konkurrent në Dublin IMPAC Literary Award dhe në Man Booker Prize (2013). Në vitin 2015, fitoi Çmimin Europian për Letërsinë.
Informacion mbi librin
| Autori | |
|---|---|
| Cmimi | 600 Lekë |
| ISBN | 978-9928-248-49-7 |
| Kategoria | Botime letrare |
| Nënkategoria | Dramë,Letërsi europiane,Letërsi bashkëkohore,Europa Krijuese |
| Koleksioni | Mozaik |
| Përkthyesi | Sokol Çunga |
| Titulli origjinal | The spinning heart |
| Viti botimit | 2017 |
| Pesha | 202 g |
| Numri faqeve | 152 |











.jpg)






