Mikesha gjeniale
Përshkrimi
Një projekt i madhërishëm, një sagëme katër libraku rrëfehet miqësia femërore, ajo midis Lilës dhe Elenës, që nga fëmijëria, në Napolin e pasluftës, e deri në ditët tona. Vrazhdësia, ashpërsia dhe kontradiktat e personazheve dhe të rrëfimit shpalosin, si rrallëherë, atë qenie komplekse që quajmë njeri dhe të vërtetate parehatshme që e shoqërojnë atë, si për shembull: që miqësia midis grave ka të bëjë jo vetëm me dashurinë, por edhe me zilinë, xhelozinë e urrejtjen; që imagjinata jonë na përcakton pothuajse aq sa ndodhitë e vërteta; që ne e mbartim me vete dhe pashmangshmërisht origjinën tonë, kudo, deri në varr. Një roman jashtëzakonisht aktual pasi, ndër të tjera, rrëfen jetëne mundimshme dhe të pashpresë të shtresave popullore në një vend të varfër, i cili kontrollohet gjithmonë e më shumë nga klanet mafioze. Çdo aspekt i historisë tingëllon i parë, i përjetuar: dhuna në familje (midis prindërve, nga prindërit te fëmijët), zhvlerësimi i gruas dhe i aftësive të saj, stërlodhja e përditshmërisë, pamundësia për të gjetur një punë me pagë dinjitoze, vështirësia për të arritur në fund të muajit, zhytja në borxhe, mpleksja e pazgjidhshme e ndjenjave me interesin, pafuqia e dashurisë pa kushte, mendjemadhësia boshee padronëve të rinj, dhuna e të sapopasuruarve mbi të varfërit, shpresat për tëvënë pasuri shpejt e pa punë dhe smira kundrejt atyre që kanë arritur të shkëputen nga llumi i origjinës. Saga napolitane është botuar në 40 vende të botës dhe deri më sot, ka shitur rreth tre milionë kopje.
Informacion mbi librin
Autori | Elena Ferrante |
---|---|
Cmimi | 1000 Lekë |
ISBN | 978-9928-228-30-7 |
Kategoria | Botime letrare |
Nënkategoria | Dramë,Letërsi bashkëkohore,Europa Krijuese |
Seria | Saga napolitane |
Përkthyesi | Albana Nexhipi |
Titulli origjinal | Lamica geniale |
Viti botimit | 2016 |
Pesha | 464 g |
Numri faqeve | 384 |