Enigma e një fundi
Përshkrimi
Toni Uebster është një burrë pa cilësi, si në studime, në punë, në ndjenja e me gjasë edhe në seks. Jeta e Toni Uebsterit ka qenë një lumë relativisht i qetë. Por letra me të cilën një avokat e njofton që i kanë lënë trashëgimi 500 sterlina, si dhe një ditar që mbin nga e kaluara i trondit ekzistencën. Tashmë, Toni duhet të zbulojë se kush ia ka lënë atë trashëgimi të sikletshme dhe pse ka zgjedhur pikërisht atë, çfarë sekreti të tmerrshëm mund të përmbajë ai ditar që i kushtohet atij. Teksa ngre pyetje të tilla, do të hasë në përgjigje që do të kish dashur të mos i dinte dhe do ta mësojë në kurriz të vet se jeta jonë nuk është jeta jonë, por vetëm historia që i kemi rrëfyer vetes. Udhëtimi në të shkuarën, në zonat e errëta të jetës, me dhembjet e sekretet e veta të pashpëna gjer në fund, kthehet në një reflektim mbi aspektin iluzor të historisë, ajo siguri që bëhet e rëndësishme atje ku boshllëqet e kujtesës ndeshen me papërshtatshmërinë e dokumentimit, sipas mikut të tij të vjetër, Adrian Fin. Dhe pikërisht në pikën e bashkimit të kujtimeve të dobëta me dokumentet e papërshtatshme duhet të vështrojë Toni plak për të kuptuar peripecitë e Tonit të ri. Si ka mundësi që e dashura e tij e dikurshme, Veronika Ford, parapëlqeu mikun e tij të zgjuar e të rafinuar, Adrianin? Pas vendimit ekstrem të Adrianit fshihet vetëm Camus-ja dhe Wittgenstein-i? Nga se donte ta ruante e ëma e vajzës shumë vjet më përpara? Pse, pas gati 40 vjetësh, Veronika rikthehet në jetën e tij me të fshehta të shumta dhe me refuzimin për të mos i dhënë atë çka është e tij? Të gjitha këto indicie thurin një fill të ngjashëm me atë të Arianës përbërë kësaj radhe me reminishenca që su zihet besë, hipoteza të gabuara për njerëz, fakte, emra, imazhe të mbivendosura dhe zbulime poetike. Koha dhe kujtesa. Vetëm me këto dy elemente futemi në libër, përmes listës së flashback-ëve që koha i ka kristalizuar në imazhe. Nuk mungojnë referimet ndaj autorëve të ndryshëm që nga Stefan Zweig deri te Philip Larkin, nga imagjinata e Patrick Lagrange te Flauberti i Madamë Bovarisë e deri Frank Kermode.
Informacion mbi librin
Autori | Julian Barnes |
---|---|
Cmimi | 800 Lekë |
ISBN | 978-9928-200-88-4 |
Kategoria | Botime letrare |
Nënkategoria | Dramë,Letërsi europiane,Letërsi bashkëkohore,Europa Krijuese |
Përkthyesi | Ilir Baçi |
Titulli origjinal | The sense of an ending |
Viti botimit | 2016 |
Pesha | 240 g |
Numri faqeve | 190 |