Mos harro të më puthësh
Përshkrimi
...çiftet vdesin nga heshtja. Këtë mendon personazhi kryesor i Mos harro të më puthësh, Gaspari ose, siç e ka mbiquajtur e shoqja, Zebra. Zebra është noter, i martuar prej pesëmbëdhjetë vitesh me Kamilën dhe baba i dy fëmijëve. Ai duhet të kishte jetën e përkryer, por diçka i mungon. Rutina bashkëshortore ka zëvendësuar tashmë prej kohësh zjarrin e dashurisë së viteve të para dhe atij kjo i duket e papranueshme. Zebra vendos tia rifitojë zemrën Kamilës së tij... por si? Mos harro të më puthësh (Le Zébre) u botua për herë të parë në 1988 dhe po atë vit fitoi çmimin letrar Femina. Qe një nga romanet më të sukseshme të asaj periudhe dhe në vitin 1992 u ekranizua. Të gjithë mjaftohen duke ia fituar zemrën një femre që papritmas shfaqet në jetën e tyre. Po tia rifitosh zemrën gruas sate pas pesëmbëdhjetë vjetësh martese? Asnjë donzhuan imagjinar nuk do ti futej kësaj ndërmarrjeje të rrezikshme. Dhe pikërisht kjo e mundonte Zebrën, sepse, jo më kot Shekspiri, Stendali dhe autorët më të mëdhenj nuk kanë guxuar ta trajtojnë temën e rilindjes së dashurisë: një gjë e tillë duhet të jetë e pamundur.
Informacion mbi librin
Autori | Alexandre Jardin |
---|---|
Cmimi | 800 Lekë |
ISBN | 978-9928-4197-8-1 |
Kategoria | Botime letrare |
Nënkategoria | Letërsi bashkëkohore,Romancë,Europa Krijuese |
Përkthyesi | Edmond Tupja |
Titulli origjinal | Le Zèbre |
Viti botimit | 2014 |
Pesha | 243 g |
Numri faqeve | 217 |