Vajzat e Ballkonit
Përshkrimi
I cilësuar nga vetë autori si një pseudoroman, kjo është historia e dy vajzave shqiptare, produkt tipik i tranzicionit postkomunist, në përpjekje për të gjetur vetveten përmes tundimeve të shumta për të qenë diçka tjetër. Heroinat tona jetojnë dy jetë paralele: nxënëse shembullore dhe fëmijë problematik; studente e urtë dhe kurtizane e re; artiste e lirë dhe shpirt i djallëzuar. Cila nga këto dy vajza është vetvetja? Çfarë kanë ato të përbashkët me njëra-tjetrën? Dhe sa janë ato produkt i shoqërisë shqiptare? Këto janë pyetjet që vijnë natyrshëm teksa kthejmë faqet e këtij romani. Si në traditën më të mirë të romanit bashkëkohor, nuk gjejmë përgjigje, por vetëm pyetje të tjera.
Informacion mbi librin
| Autori | Edmond Tupja |
|---|---|
| Cmimi | 700 Lekë |
| ISBN | 978-9928-175-34-2 |
| Kategoria | Botime letrare |
| Nënkategoria | Autorë shqiptarë |
| Viti botimit | 2014 |
| Pesha | 179 g |
| Numri faqeve | 344 |





