Xhejn Er

1000 Lekë
I kritikuar nga shumë bashkëkohës si një roman që përmbante shtysa rebele, të pamoralshme dhe antifetare, Xhejn Er është sot një nga vepra më të kremtuara të të gjitha kohërave. I ekranizuar më shumë se çdo klasik i shekullit të XIX, Xhejn Er solli një revolucion në artin e rrëfimit. Falë tij, autorja Charlotte Brontë konsiderohet si një nga historianet e para të ndërgjegjjes individuale dhe pararendësja letrare e shkrimtarëve si Joyce dhe Proust. Kjo është historia e një jetimeje të zgjuar dhe plot temperament, megjithëse trupvogël e shëmtaraqe. E abuzuar dhe e braktisur nga të afërmit e saj, heroina jonë lufton e patundur për një jetë të pavarur e dinjitoze. Xhejni do të kërkojë lumturinë me ngulmin e një shpirti rebel, por pa pranuar kurrë të bëjë kompromis me moralin e saj. Rrëfimi i apasionuar rrotullohet rreth historisë së dashurisë së Xhejn Erit me punëdhënësin e saj, Z. Roçester, një aristokrat arrogant dhe hijerëndë. Romani përshëndeste një figurë heroike të panjohur më parë; një figurë e cila, falë integritetit virtuoz, intelektit të mprehtë dhe këmbënguljes së palodhur, arrinte të çante përmes barrierave të klasave sociale për të fituar një pozicion të barabartë me njeriun që dashuronte. Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz e duan Xhejn Erin: ata mund të identifikohen me të. Ajo nuk është e bukur, shtatlartë apo e hijshme. Ajo është një vajzë fare e rëndomtë, nga ato që nuk bien në sy. E megjithatë ajo gjen lumturinë romantike. Është një përrallë për të pasigurtët, për të gjithë njerëzit e zakontë. I lavdëruar nga William Makepeace Thackeray si kryevepra e një gjeniu të madh, romani Xhejn Er konsiderohet ende sot, më shumë se një shekull më vonë, një nga veprat më të hijshme të letërsisë angleze.
Autori:
Kategoria:
Përktheu:Alina Karaulli
ISBN: 978-9928-175-31-1
Pesha: 543 g
Numri faqeve: 528

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Charlotte Brontë

Cmimi

1000 Lekë

ISBN

978-9928-175-31-1

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Dramë,Klasikë,Romancë,Europa Krijuese

Koleksioni

Klasikët botërorë

Përkthyesi

Alina Karaulli

Titulli origjinal

Jane Eyre

Viti botimit

2014

Pesha

543 g

Numri faqeve

528

Recensione