Zonja Z

800 Lekë
Ky libër është manifestimi më thelbësor i filozofisë urbane të autorit Albatros Rexhaj. Rrëfimtari ynë, një shkrimtar, takon dashurinë e jetës së tij dhe nuk shkruan më. Ajo e plotëson dhe ai nuk ndien më nevojë të shkruajë. Këta dy shpirtra binjakë, të kapur dorë për dore, përballen me paragjykimet dhe tabutë shqiptare. Bisedat e tyre ngrenë një sërë dilemash dhe pyetjesh të rëndësishme: mbi pozitën e femrës në shoqërinë shqiptare, mbi pseudovlerat morale të ngritura në piedestale, mbi hipokrizinë e turmës dhe lojërat pushtetare të kudogjendura. Lajtmotivi kryesor i këtij bashkëbisedimi është feminizmi. Shpesh flitet për feminizëm në Shqipëri, po sa afër realitetit janë këto debate publike, kur nëpër shtëpitë e shqiptarëve, gratë janë ende, jo vetëm të pabarabarta, por të nënshtruara, fizikisht dhe psikologjikisht? Dhe kush është përgjegjës për këtë? Vetëm meshkujt, apo mos ndoshta edhe femrat vetë, nënat tona, kanë një pjesë të madhe përgjegjësie? Pse një femër që e jeton lirshëm seksualitetin e saj damkoset si e përdalë, ndërsa një mashkull që bën të njëjtën gjë admirohet? Dy heronjtë tanë flasin edhe për lodhjen që ndiejnë kur luftojnë për ta ndryshuar botën e tyre, tek hasen me heshtjen gjykuese dhe moralizuese, që i përjashton dhe i bën të ndihen të vetmuar. Kjo është beteja e shumë të tjerëve dhe përfundimi i trishtë i kësaj historie tingëllon si një kambanë alarmi. Rrëfimi i Albatros Rexhajt thyen tabutë, zgjeron kufijtë e lirisë, ofron befasi, provokon shije e koncepte, hap shtigje drejt të panjohurës dhe, mbi të gjitha, nxit përsiatjet për jetën. Agim Vinca (shkrimtar, kritik dhe studiues i letërsisë)
Autori:
Kategoria:
ISBN: 978-9928-175-38-0
Pesha: 237 g
Numri faqeve: 190

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Albatros Rexhaj

Cmimi

800 Lekë

ISBN

978-9928-175-38-0

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Autorë shqiptarë

Viti botimit

2014

Pesha

237 g

Numri faqeve

190

Recensione