Nuk duhet të fle
Përshkrimi
I botuar në mbi 30 vende të botës, Nuk duhet të fle është duke u kthyer në një film të rëndësishëm, i prodhuar nga Ridley Scott, me Nicole Kidman dhe Colin Firth. The Independent ka shkruar se kritika e ka mbështetur Nuk duhet të fle si një përzierje e arritur midis popullores dhe letrares. Me këto fjalë mund të përmbledhim konkluzionin e pothuajse të gjithë atyre që kanë shkruar e folur për këtë libër: ky është një thriller letrar dhe stili i autorit është i admirueshëm. Pasi i ka mbijetuar një aksidenti, Kristina është e sëmurë me një formë amnezie për shkak së të cilës ajo mund të mbajë mend vetëm çfarë i ndodh në 24 orët e fundit. Çdo mëngjes ajo zgjohet në padije mbi rrethanat e jetës së saj dhe i duhet të mësojë gjithçka nga e para: kush është burri që i fle pranë, ku jetojnë, kanë apo jo fëmijë. Romani merr formën e një ditari që Kristina e mban edhe falë inkurajimit dhe ndihmës së doktor Nashit, i cili, fshehurazi të shoqit të Kristinës, ka filluar të interesohet për sëmundjen e saj. Ditari e ndihmon Kristinën të zbulojë gjëra që ajo ka harruar, si p.sh., që dikur ka shkruar një roman. I shoqi ia ka fshehur këtë. Pse? Çfarë tjetër fsheh ai? Vallë ia ka fshehur ai këtë thjesht që ajo të mos mërzitet apo ka arsye të tjera, më të thella? E pse duhet ti besojë ajo doktor Nashit në vend që ti besojë bashkëshortit?
Informacion mbi librin
Autori | S.J. Watson |
---|---|
Cmimi | 1000 Lekë |
ISBN | 978-9928-162-59-5 |
Kategoria | Botime letrare |
Nënkategoria | Thriller |
Përkthyesi | Artan Miraka |
Titulli origjinal | Before I Go to Sleep |
Viti botimit | 2013 |
Pesha | 377 g |
Numri faqeve | 344 |