Revolta e Atlasit I
Përshkrimi
Revolta e Atlasit është romani i katërt dhe i fundit i Ayn Rand-it. I botuar për herë të parë në vitin 1957 në SHBA, ai konsiderohet si kryevepra e saj. Historia zhvillohet në një shtet të identifikuar si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë shtet, politikat sociale dhe ndërhyrjet shtetërore, gjithmonë e në rritje, kthehen gradualisht në pengesë për aktivitetin e njerëzve të ndritur. Protagonistja, Denji Tagart, mundohet të luftojë shkatërrimin e ngadaltë të sistemit, duke iu kundërvënë ndryshimeve e duke angazhuar edhe disa aktorë të tjerë. Jeta e saj private do të përzihet me funksionin e saj publik të pavetëdijshëm. Pyetja që rrëshqet në çdo faqe të librit, fillon të bëhet gjithmonë e më e qartë: Parazitët do të ngadhënjejnë apo do të vetëshkatërrohen? Tema e romanit Revolta e Atlasit, siç e ka përshkruar vetë autorja, është roli i mendjes së njeriut të lirë. Libri eksploron disa tema si mbrojtja e arsyes, e individualizmit, e kapitalizmit dhe falimentimet e veprimeve shtetërore. Libri ka 1160 faqe dhe për këtë arsye, në shqip, do të botohet me tri vëllime që do të ndjekin ndarjen origjinale në tri pjesë.
Informacion mbi librin
| Autori | Ayn Rand |
|---|---|
| Cmimi | 1000 Lekë |
| ISBN | 978-9928-162-15-1 |
| Kategoria | Botime letrare |
| Nënkategoria | Dramë |
| Përkthyesi | Amik Kasoruho |
| Titulli origjinal | Atlas Shrugged |
| Viti botimit | 2012 |
| Pesha | 443 g |
| Numri faqeve | 422 |





