Fluturaku i kohës
Përshkrimi
“E hasim vogëlush, një mëngjes funddimri, teksa “hovkërcen” drejt shkollës. Janë vitet pesëdhjetë dhe, ndërsa zgrep në një vresht një veshaktërkalamushti, Ujkoshi, kështu e quajnë, sheh një burrë, me kokën në re, mjekrën shtëllungë dhe një qen të rrëgjuar përbri. Një Zot? Një hyjni pagane të madhe e të fëlliqur si gjiriz që i dhuron për tërë jetën, një dhunti të mrekullueshme: një orë të brendshme, një orëmagjike madje, që do ti japë mundësi të fluturojë përpara në kohë, të shohë atë që do të ndodhë në botë dhe njëherësh të jetojë kohën e tij, mes parandjenjash dhe zbulesash. Kësisoj Ujkoshi bëhet Fluturak i Kohës, rritet i çartur e luftarak. Nga lufta partizane te Gjashtëdhjeteteta, nga lindja e televizionit te koha heroike e rokut, nga dashuria e parë te shoku i parë i humbur, teksa e bren profecia e një krimi që ndoshta do të kryhet: është koha e Italisë që ndryshon, e qytezave që humbasin identitetin për tu bërë xhepa autostradash, e lindjes dhe rritjes së makutërisë dhe padronëve të rinj, koha e konsumizmit që po përparon, e shndërrimeve të politikës dhe të botës.”
Informacion mbi librin
Autori | Stefano Benni |
---|---|
Cmimi | 900 Lekë |
ISBN | 978-9928-162-12-0 |
Kategoria | Botime letrare |
Nënkategoria | Dramë |
Përkthyesi | Agim Doksani |
Titulli origjinal | Saltatempo |
Viti botimit | 2012 |
Pesha | 350 g |
Numri faqeve | 330 |