Vajzat e rritura nuk qajnë
Përshkrimi
Në një mbrëmje të butë të vitit 1971, pesë gra mblidhen në një dhomë ndenjje të vogël në rrethinat e Londrës. Të pakënaqura me burrat dhe të lodhura me jetët e tyre të pakëndshme, ato krijojnë Meduzën, një shtëpi botuese e bazuar mbi parimin e hakmarrjes. Megjithatë ato janë njerëzore dhe është njerëzore të gabosh, ndaj ato bëjnë gabime e armiq, përleshen e shahen, pajtohen e dashurohen, lindin e dështojnë, duke u shpërqendruar kështu, pak nga pak, nga betejat e tyre të dikurshme. Me një humor të mençur dhe ironik, autorja na shoqëron përmes vijimit njëzetvjeçar të jetës së këtyre grave, teksa qëllimet e mira lihen mënjanë, pre e politikës, seksit dhe tradhtive.
Informacion mbi librin
| Autori | |
|---|---|
| Cmimi | 800 Lekë |
| ISBN | 978-9928-175-22-9 |
| Kategoria | Botime letrare |
| Nënkategoria | Dramë,Europa Krijuese,Letërsi feministe |
| Koleksioni | Lotus |
| Përkthyesi | Ilir Baçi |
| Titulli origjinal | Big girls dont cry |
| Pesha | 355 g |
| Numri faqeve | 344 |














