Nën hijen e kodrës së gjelave

800 Lekë
Nën hijen e Kodrës së gjelave është një roman historik,i cili rrëfen lindjen e ndërgjegjes kombëtare të kombit leton, në kohën kur vendi ishte ende pjesë e Perandorisë Ruse. Jemi në Rigë, në vitin 1905: pushteti i carit rus në perandorinë e tij të madhe po kërcënohet dhe qyteti baltik po tronditet nga revoltat punëtore, dhuna dhe pogromet. Revolucioni do të vërë kundër njëri-tjetrit edhe dy shokë fëmijërie dhe kodra ku janë rritur shndërrohet në skenën e një tragjedie. Një vit më pas, rrëmbimi i tre fëmijëve e shtyn policinë sekrete të carit të hetojë në rrethet revolucionare. Kush e ka kryer krimin? Për çfarë arsyeje? Përgjigjja do të presë në mes jetën e dy familjeve në një revolucion, ku të gjitha palët shndërrohen në viktima. Në roman, ndodhitë e protagonistëve gërshetohen me historinë e vendit, Letonisë, në kërkim të lirisë, në sfondin e revolucionit rus të 1905-s.Ngjarjet e asaj periudhe marrin një rëndësi të madhe në formimin e kombit, duke hedhur kështu bazat për formimin e shtetit të ardhshëm leton. Me aftësi të madhe, autori trajton tema të ndryshme: luftën dhe sakrificën e të rinjve letonë, të cilëve iu desh të rriten me ngut dhe që e paguan me gjak refuzimin e sundimit të huaj në tokën e tyre; dhunën e verbër dhe irracionale të masave fshatare që, në luftën kundër zotërinjve më shumë se drejtësinë, kërkonin hakmarrjen; antisemitizmi i tmerrshëm që zotëronte kudo te njerëzit, të pasur a të varfër qofshin, edhe mes atyre që kishin një rol institucional dhe duhej të përdornin më shumë logjikën; fati i hidhur i brezit të parë të mësuesve letonë, të shtypur gjatë regjimit racist që në atë mënyrë kërkonte jo vetëm të kthente rendin në provincat e robëruara, por edhe të godiste identitetin gjuhësor dhe kulturor të popullit leton, duke eliminuar fizikisht inteligjencën, intelektualët e vendit, ajo që kishte në mësimin e gjuhës mëmë një element thelbësor për ngritjen e shpirtit kombëtar.Nën hijen e Kodrës së gjelave është fitues i Çmimit Europian për Letërsinë, në vitin 2017.
Kategoria:
Përktheu:Anxhela Cikopano
ISBN: 978-9928-310-25-5
Pesha: 300 g
Numri faqeve: 236

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Cmimi

800 Lekë

ISBN

978-9928-310-25-5

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Dramë,Letërsi bashkëkohore,Europa Krijuese,Histori

Përkthyesi

Anxhela Cikopano

Titulli origjinal

Gailu kalna ena

Viti botimit

2020

Pesha

300 g

Numri faqeve

236

Recensione