Katër lexime për një poezi
Përshkrimi
Ky doracak është ftesë për një lexim të poezisë, i cili nuk ndalet në leximin e parë, në përshtypjet dhe përjetimet e menjëhershme, por rikthehet dhe kërkon përshtypjet dhe përjetimet që e presin lexuesin pak më thellë poezisë dhe vetvetes. Është ftesë për katër lexime për një poezi: leximin e sipërfaqes, leximin e teknikës, leximin e mendimit dhe të vetes. Kjo metodë zbatohet këtu në shtatëmbëdhjetë poezi të botuara në përmbledhje, revista apo internet në dhjetëvjeçarin e fundit nga poetë të lindur në vitet shtatëdhjetë. Por lexuesi, me ndihmën e këtij doracaku, mund ta zbatojë lehtësisht në poezitë e përzgjedhura vetë. Ky lloj leximi është si olli i Arianës që të çon tek poezia e mirë, sepse vetëm poezia e mirë të zgjon dëshirën dhe nevojën për ta rilexuar.
Informacion mbi librin
| Autori | Entela Tabaku | 
|---|---|
| Cmimi | 500 Lekë | 
| ISBN | 978-9928-310-30-9 | 
| Kategoria | Botime joletrare | 
| Nënkategoria | Publicistikë,Autorë shqiptarë | 
| Viti botimit | 2020 | 
| Pesha | 176 g | 
| Numri faqeve | 128 | 

