E kuqe rubini
Përshkrimi
Guendolina është një vajzë 16-vjeçare, që shoqet e konsiderojnë me shumë fat: ajo jeton në zemër të Londrës, në një vilë të mbushur me piktura, sallone rrezëllitëse dhe nënkalime të fshehta. Përpos këtyre, Gueni zotëron një dhunti të veçantë: ajo është trashëgimtare e gjenit të udhëtarit në kohë, gjë të cilën, të afërmit e saj fi llimisht nuk e besojnë. Të gjithë janë të bindur se këtë gjen e ka Sharlota, kushërira e saj. Gjatë shtegtimeve pas në kohë, Guenit do ti duhet të zbulojë të fshehtat që mbështjellin dhuntinë e udhëtimit në kohë, jo vetëm për veten e saj, por edhe për gjenmbartësit e tjerë. Në udhëtimet e saj, pranë do të ketë gjithmonë Gideonin, djaloshin sygjelbër, të zgjuar e paksa kryeneç, me të cilin do të bjerë në dashuri. Së bashku, ata do të zbulojnë dalëngadalë shumë nga të fshehtat e Londrës së shekullit të 18-të. Çdo rrugëtim i tyre është i mbushur plot me aventura, fantazi dhe romancë.
Informacion mbi librin
| Autori | Kerstin Gier |
|---|---|
| Cmimi | 900 Lekë |
| ISBN | 978-9928-248-44-2 |
| Kategoria | Botime për fëmijë dhe të rinj |
| Nënkategoria | 12-18 vjeç,Mister,Europa Krijuese,Letërsi bashkëkohore |
| Seria | Triologjia e gurëve të çmuar |
| Përkthyesi | Afrim Koçi |
| Titulli origjinal | Rubinrot. Liebe geht durch alle Zeiten |
| Viti botimit | 2017 |
| Pesha | 381 g |
| Numri faqeve | 304 |


