Jeta e gënjeshtërt e të rriturve

1400 Lekë
"Xhovana është një vajzë në prag të adoleshencës, pikërisht në atë kapërcyell të jetës mes fëmijërisë dhe moshës së rritur. Fytyra e saj e bukur prej fëmije po shndërrohet dalëngadalë dhe po merr tiparet e një adoleshenteje të shëmtuar dhe të egër. Por a është vërtet kështu? Dhe në cilën pasqyrë duhet të shihet për të gjetur dhe për të shpëtuar veten? Xhovana kërkon pasqyrimin e saj në dy faqe të një qyteti që e kanë frikë dhe e urrejnë njëra-tjetrën: Napoli i sipërm, i veshur me një maskë elegance dhe Napoli i poshtëm, vendi i vulgaritetit dhe lapërdhive. Ajo kapërcen sa nga njëra anë e qytetit në tjetrën, në kërkim të së vërtetës, por asnjëra anë nuk duket t’i japë përgjigje apo shpëtim. Në kërkimin e saj të dëshpëruar, Xhovana do të zbulojë jetën e dyfishtë të prindërve të saj, mashtrimet dhe gënjeshtrat e tyre, të cilat do ta hedhin vajzën në qorrsokakë të tjerë. Për të përballuar jetën dhe përditshmërinë, njerëzit gënjejnë, mbi të gjitha gënjejnë veten. Në çastet kur faji dhe turpi i kanosen ndërgjegjes, kur këto ndjenja tronditin bindjet tona më të thellë për imazhin që kemi për veten, gënjeshtrat apo “përrallat e bukura” duket se na vijnë në ndihmë për të na mbrojtur nga përballja me realitetin. Rinia e trazuar, lidhjet familjare të rreme dhe mbytëse, dashuria, e vërteta lakuriqe, tradhtia, dhe jo vetëm ajo bashkëshortore, miqësitë e sëmura, krizat e identitetit përbëjnë brumin mbi të cilin Ferrante sfidon mitin e familjes së lumtur dhe na shoqëron në këtë udhëtim të vështirë rritjeje. “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve” ka të bëjë para së gjithash me adoleshencën – një periudhë kur mashtrimi dhe vetëmashtrimi janë në shkallën e tyre më të lartë dhe, të rritesh, do të thotë t’i nxjerrësh të palarat në shesh vetes dhe të tjerëve. Por jo vetëm kaq. Personazhet e Elena Ferrante-s jetojnë me emocione të jashtëzakonshme, pasione përpirëse dhe, sado ata bëjnë çmos të fshehin gënjeshtra të dhimbshme, jeta u nxjerr në pah të vërteta tronditëse."
Autori:
Kategoria:
Përktheu:Agim Doksani
ISBN: 978-9928-310-32-3
Pesha: 594 g
Numri faqeve: 344

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Elena Ferrante

Cmimi

1400 Lekë

ISBN

978-9928-310-32-3

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Dramë

Përkthyesi

Agim Doksani

Titulli origjinal

La vita bugiarda degli adulti

Viti botimit

2020

Pesha

594 g

Numri faqeve

344

Recensione