Ana e errët e Merit
Përshkrimi
"Drita ndaj errësirës. E bardha ndaj të zezës. E mira ndaj së keqes. Cila do të mbizotërojë? Rrëfimi ndërtohet rreth një boshti fillimisht të padukshëm. Ngjarjet fillojnë paqësisht e papritur, marrin një rrjedhë të vrullshme e surprizuese. Dilemat ekzistenciale shërbejnë si një çelës për të zbërthyer misteret që shpërfaqen ngadalë e që shumohen pak nga pak. Gjithkush mund ta gjejë sadopak veten te ngjarjet e dhimbshme që gërshetohen natyrshëm, teksa pafajësia përballet me padrejtësinë. Vlerat, dinjiteti dhe morali, nëpërkëmben, ndërsa meskiniteti, xhelozia dhe dyfytyrësia triumfojnë. Ky realitet, sa i hidhur, aq edhe grotesk, përshkon rrjedhën e ngjarjeve të këtij libri. Thirrja e autores përmes radhëve, sikur kërkon të ringjallë mirësinë, duke shpresuar në ekzistencën e arsyes dhe të ndërgjegjjes njerëzore. Tabloja që autorja kërkon të ravijëzojë me penelatat e shpresës, është vizioni që gjithsesi shndrit në horizontin gri."
Informacion mbi librin
| Autori | |
|---|---|
| Cmimi | 1000 Lekë |
| ISBN | 978-9928-310-34-7 |
| Kategoria | Botime letrare |
| Nënkategoria | Dramë,Autorë shqiptarë |
| Viti botimit | 2020 |
| Pesha | 320 g |
| Numri faqeve | 244 |
