Page 16 - Tre ujqit e vegjël
P. 16

Të nesërmen, ndërsa po luanin në oborr, ç’të shihnin?! Runi-


                     Runin, derrin e keq dhe dinak! Ia mbathën vrapit menjëherë,

                     u futën brenda dhe kyçën portën e shtëpisë prej betoni.

                     Runi-Runi, derri i keq dhe dinak, trokiti dhe tha:

                        – O ujqthit e mi të vegjël, o ujqtha të frikësuar,

                        hapeni pak derën ju, o të uruar!

                        – Jooo, more, ty s'ta hapim derën! – u përgjigjën ujqit e

                     vegjël.

                        – Po s’e hapët me nxitim, do shfryj me forcë dhe me

                     tërbim! Mjaft të shfryj bulçitë një herë dhe shtëpinë e hedh

                     në erë!

                        – E pse nuk shfryn? – thanë ujqit e vegjël. – Shfryj, po

                     deshe, ditë e natë! Shfryj me forcë e zemëratë! Shfryj mbi

                     mure dhe mbi portë, se shtëpia është e fortë!

                        Dhe me të vërtetë, Runi-Runi, derri i keq dhe dinak, i mbushi

                     bulçitë mirë e mirë me ajër dhe pastaj i shfryu gjithë inat.

                        I shfryu me forcë si ciklon, me egërsi si suferinë, me

                     vrull si njëqind tajfune, i shfryu. Pak a shumë kështu:

                     Fuuuuuuu! Fuuuuuuu! Fuuuuuuu!

                        I shfryu e i shfryu, por më kot! Shtëpiza nuk u tund fare

                     nga vendi.
   11   12   13   14   15   16   17   18