Testamentet

1400 Lekë
Bestseller ndërkombëtar! Fitues i Booker Prize-it për vitin 2019! “Testamentet” është vijimi i shumëpritur i romanit “Rrëfenja e shërbëtores”. Në këtë vijim elektrizues, Margaret Atwood i përgjigjet pyetjes që ka torturuar lexuesit për dekada të tëra: Çfarë ndodhi me Efreditin? “Testamentet” vjen 35 vjet pas “Rrëfenjës”, por ngjarjet kohore në roman zhvillohen 15 vjet më vonë. Ndërkaq regjimi teokratik i Republikës së Galaadit ruan ende pushtetin e vet absolut, por disa shenja tregojnë se po kalbet nga brenda. Në këtë çast vendimtar, jetët e tri grave thellësisht të ndryshme nga njëra-tjetra shkrihen në një dhe përfundimi do të jetë një furi shpërthyese. Dy prej tyre janë vajza të reja, rritur si pjesë e brezit të parë të formuar nën rendin e ri. Dejzi dhe Anjeza janë rritur në dy kampe të kundërta: Dejzi është vajza adoleshente, e rritur e lirë, në Kanada, ndërsa Anjeza, brenda Republikës së Galaadit, që përgatitet ditë pas dite se si të bëhet një Grua e volitshme për Komandantin me të cilin do ta martojnë. Dëshmive të tyre do t’u bashkohet edhe një zë i tretë: një grua tashmë, që ushtron pushtetin përmes mbledhjes dhe shpërndarjes së pamëshirshme të sekreteve. Teto Lidia, dalëngadalë, do të na rrëfejë të fshehtat e themeleve të Galaadit, shndërrimin e saj nga një grua në karrierë në një Teto Themeluese të Republikës së Galaadit, pushtetin e mbajtur me intriga dhe thika të panumërta pas shpine. Te “Testamentet” na zbulohet ana e saj më intime, më e fshehtë dhe autentike. Falë retrospektivës në të shkuarën, shohim të rindërtohet origjina e Galaadit. Nuk bëhet më fjalë për mungesën e grave pjellore si shkak i parë i distopisë, sesa për mbizotërimin meskin të një gjinie mbi tjetrën. Çështja gjinore mbetet qendrore në çdo rresht të Atwood-it, e cila është aktiviste e vërtetë në këtë drejtim. Teksa Atwood shpalos “Testamentet”, ajo hyn në mekanizmat më të fshehtë të Galaadit, ndërsa çdo grua është e detyruar të përballet me veten për të kuptuar se deri në ç’pikë mund të arrijë për të realizuar ato që beson.
Autori:
Kategoria:
Përktheu:Jerina Dushku
ISBN: 978-9928-310-68-2
Pesha: 510 g
Numri faqeve: 446

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Margaret Atwood

Cmimi

1400 Lekë

ISBN

978-9928-310-68-2

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Letërsi bashkëkohore,Letërsi feministe,Distopik

Përkthyesi

Jerina Dushku

Titulli origjinal

The testaments

Viti botimit

2021

Pesha

510 g

Numri faqeve

446

Recensione