Vajzat e fshatit
Përshkrimi
Ky botim realizohet falë ndihmës financiare të programit Europa Krijuese. #CreativeEurope4Books “Vajzat e fshatit” i botuar më 1960, është romani i parë i Edna O’Brien-it. Ai shkaktoi një skandal të madh në Irlandën katolike të asaj kohe, derisa u ndalua dhe botimi i tij. Ketlini dhe Beba, dy vajza të reja nga fshatrat e Irlandës, krejt të ndryshme për nga natyra, kanë qenë shoqe të ngushta qysh në fëmijëri. Teksa lënë pas sigurinë e kolegjit në kërkim të jetës së vrullshme dhe të dashurisë në qytetin e madh, ato rreken të ruajnë në njëfarë mënyre miqësinë e tyre të trazuar. Ketlini, ëndërrimtare dhe romantike, vuan për dashurinë e vërtetë, ndërsa Beba dëshiron veçse të përjetojë përvojat e një vajze beqare. Ndonëse janë të vendosura për të zotëruar botën, jeta e tyre do të pësojë kthesa të forta, ndaj vajzat duhet të mësojnë të gjejnë udhën e tyre. I shkruar me një stil të shkëlqyer, “Vajzat e fshatit” është një prezantim i gjallë i ngjarjeve, njerëzve dhe peizazheve të jetës së Edna O’Brien-it. Sa famëmadh, aq dhe famëkeq, ky roman u ndalua nga censura irlandeze për përmbajtje të qarta seksuale, madje u arrit deri në djegien e tij publike në një prej famullive të Irlandës. Censura irlandeze e ndaloi botimin e “Vajzave të fshatit” dhe e futi në listën e mbi 1600 librave të ndaluar në Irlandë. Më 5 nëntor 2019, BBC News e përfshiu “Vajzat e fshatit” në listën e 100 romaneve më me ndikim në botë.
Informacion mbi librin
Autori | Edna O'Brien |
---|---|
Cmimi | 1000 Lekë |
ISBN | 978-9928-310-86-6 |
Kategoria | Botime letrare |
Nënkategoria | Europa Krijuese |
Koleksioni | Skandal |
Përkthyesi | Parid Teferiçi |
Titulli origjinal | The country girls |
Viti botimit | 2021 |
Pesha | 280 g |
Numri faqeve | 218 |