41 Sekrete

1200 Lekë
Ky libër përmbledh 41 histori jerëzish të ndryshëm, shkruar nga Ben Blushi në formën e rrëfimeve dhe sekreteve të jetës së tyre. Përveç rrëfimeve, Ben Blushi ka fotografuar të gjitha personazhet e tij, duke harmonizuar fotografinë bardhezi me përshkrimin dhe dialogun artistik që ka zhvilluar me secilin prej tyre. Personazhet variojnë nga njerëz të familjes së tij te miqtë; shkrimtarë si Ismail Kadare, aktorë si Robert Ndrenika, Monika Lubonja e Viktor Zhusti, piktorë, klerikë, fotografë, këngëtarë si Dren Abazi e Bojken Lako, sportistë; afganë, ukrainas, si dhe pinjollë të familjeve të shquara si nipin e Ismail Qemalit, nipin e Faik Konicës apo vajzat e Lasgush Poradecit dhe Vangjush Mios. Sekretet mbyllen me një rrëfim të sinqertë se si të bëhesh mysliman në Kavajë. Siç shkruan Blushi vetë: “Libri ka 41 personazhe të cilët kanë 41 sekrete. Ata janë të njohur, të panjohur, burra, gra, të afërm, të huaj, njerëz që i dua, që më duan, që s’më duan ose që nuk kam pse t’i dua, janë të famshëm, të suksesshëm apo të dështuar, janë në punë, pa punë, në pension, janë aktivë, janë në luftë, janë sulmues, të sulmuar apo viktima, janë njerëz që shijojnë shkëlqimin e së tashmes apo yjet e të shkuarës, që jetojnë në errësirën apo perëndimin e një shoqërie të mbushur me kontraste dhe zhgënjime apo janë njerëz, jetët e të cilëve janë pjesë e pandarë e historisë së Shqipërisë në 100 vitet e fundit. Ata më kanë besuar të fshehtat e tyre të mëdha ose të thjeshta, që nga histori tragjike familjare deri te mënyra se si flenë dhe çfarë mendojnë, prandaj dhe unë i falënderoj pa kushte. Në disa raste, ata kanë treguar jo vetëm pjesë nga jeta e tyre, por edhe pjesë nga jeta ime çka e bën këtë botim edhe më të dashur për mua. Secilin prej tyre e kam fotografuar duke bashkuar në një, fotografinë me rrëfimin.”
Autori:
Kategoria:
ISBN: 978-9928-371-33-1
Pesha: 0.48 g
Numri faqeve: 268

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Ben Blushi

Cmimi

1200 Lekë

ISBN

978-9928-371-33-1

Kategoria

Botime joletrare

Nënkategoria

Autorë shqiptarë

Viti botimit

2022

Pesha

0.48 g

Numri faqeve

268

Recensione