Numri dy
Përshkrimi
Më 1999, u zhvillua audicioni për gjetjen e aktorit kryesor që do të luante rolin e Herri Poterit, rol që do ta shndërronte djaloshin fitues në njeriun më të famshëm në botë. Qindra kandidatë morën pjesë në atë audicion, por në fund mbetën vetëm dy. Ky roman tregon historinë e djalit që nuk u zgjodh. Martin Hilli është një djalë i vogël dhjetëvjeçar, me një jetë të zakonshme. Aq sa mund ta lejojnë kushtet ku jeton pas divorcit të prindërve. Thuajse rastësisht, teksa ndjek të atin në një shesh xhirimi, Martini i bie në sy një producenti që po zhvillon filmin e parë të sagës së Herri Poterit. Fazë pas faze, djaloshi do të kalojë qindra kandidatë të tjerë, derisa në finale do të mbeten vetëm dy rivalë. Por fitues i rolit do të jetë djali tjetër. Kësisoj, Martinit do t’i shkërmoqen të gjitha shpresat që kishte ushqyer dhe tani e tutje do të krahasohet vazhdimisht me triumfin e gjithëpranishëm të rivalit të tij. Si mund ta marrë veten nga ky dështim, kur aventurat e magjistarit të vogël dhe përshtatjet e tyre kinematografike do të arrijnë sukses pas suksesi? Si do të jetojë Martini pas kësaj që ai e quan dështimin më të madh të jetës së tij?
Informacion mbi librin
Autori | David Foenkinos |
---|---|
Cmimi | 1200 Lekë |
ISBN | 978-9928-371-51-5 |
Kategoria | Botime letrare |
Nënkategoria | Dramë,Letërsi europiane |
Përkthyesi | Adelina Jaku |
Titulli origjinal | Numero deux |
Viti botimit | 2023 |
Pesha | 0.4 g |
Numri faqeve | 238 |