Lavanderia e madhe

800 Lekë
Fitues i Çmimit Europian për Letërsinë (2019) Një shkrimtare promovon librin e saj në televizionin francez. Një burrë mbetet i tronditur teksa e sheh: shkrimtarja është e bija e gruas që ai ka vrarë tridhjetë vjet të shkuara. I dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, më pas ka arritur të dalë nga burgu për sjellje të mirë. Tashmë, i rehabilituar në shoqëri prej disa vjetësh, ai shpie një jetë të rëndomtë dhe punon si kopshtar komunal në një qytezë të humbur. Pikërisht këtu, pas pesë ditësh, shkrimtarja do të prezantojë librin e saj dhe për ish-të dënuarin zë fill një periudhë e ankthshme që do t’i tronditë nga themelet rendin e një përditshmërie të rindërtuar me shumë durim. Duke përzier historinë intime dhe fiksionin në një realizëm poetik evokues, Sophie Daull hedh në letër një ndodhi personale duke na rrëfyer dhunën dhe dhembjen e saj, përpjekjen për të larë fajin ose për të shuar kujtesën, duke ngritur pyetje se cilat ngjarje ndikojnë te njeriu që bëhemi, se ç’mundësi mund të ofrojë pendesa dhe falja. Kritika "Teksa bën njësh realitetin dhe imagjinaren, Sophie Daull na shkund e na trondit. . [...] Përmes këtyre linjave, ajo mbron atë çka mund të shpëtohet dhe që askush nuk mund t’ia rrëmbejë kurrë: dashurinë për të ikurit e saj." Le Figaro "Një penë gërryese për një rrëfim mallëngjyes faljeje dhe shëlbimi." Version Femina "Në pak faqe të ngjeshura, Sophie Daull di të eksplorojë dhe të shprehë qenien e saj më intime përmes metaforash të forta, një përzierje mes dhunës dhe poezisë. Një dëshmi e mrekullueshme personale dhe letrare." Notes Bibliographiques "Me të fshirë emocionet dhe kujtimet e padurueshme, mbetet nevoja për të rindërtuar gjithçka nga e para. Sophie Daull bën pyetje, ngacmon, trondit..." L'Alsace "Prekës, rrëmbyes, asgjë e tepërt, vetëm thelb. Pakëz lumturi, një gëlim emocionesh të bukura." Le Pays Briard "Me shumë finesë, Sophie Daull prek temat universale të faljes dhe fajit, të krimeve dhe ndëshkimeve, pa rënë në leksione morali." Exit
Autori:
Kategoria:
Përktheu:Erinda Çeloaliaj
ISBN: 978-9928-371-57-7
Pesha: 2 g
Numri faqeve: 146

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Sophie Daull

Cmimi

800 Lekë

ISBN

978-9928-371-57-7

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Dramë

Koleksioni

Mozaik

Përkthyesi

Erinda Çeloaliaj

Titulli origjinal

Au Grand Lavoir

Viti botimit

2023

Pesha

2 g

Numri faqeve

146

Recensione