Krenari dhe paragjykim

1400 Lekë
Qysh nga suksesi i saj i menjëhershëm, më 1813, “Krenari dhe paragjykim” ka mbetur një prej romaneve më popullore të letërsisë angleze. Vetë Jane Austen e quante këtë vepër të shkëlqyer “fëmijën e vet të dashur” dhe heroinën e saj plot gjallëri, Elizabet Benet, “si krijesën më të mrekullueshme të shfaqur ndonjëherë në libra”. Pesë bijat e paharrueshme të zonjës Benet, të gjitha në kërkim të një martese të lakmueshme përvijojnë një tablo të gëzueshme e të thellë të jetës në fshatin anglez në fund të shekullit 18-të. Fatet e Elizabetit, Xhejnit, z. Bingli dhe të hijerëndit z. Darsi ngërthehen në një vallëzim të parezistueshëm e psikologjik, që hedh dritë mbi shpirtin njerëzor të paparashikueshëm dhe shumëtrajtësh, sidomos kur gjendet përballë dashurisë apo diçka që i ngjan asaj. Përplasja romantike ndërmjet mendimtares Elizabet dhe të dashurit të saj krenar, zotit Darsi, është një shfaqje plot finesë e një debati të qytetëruar. Kjo është një histori e paharrueshme mbi pakujdesinë e përshtypjeve të para, fuqinë e arsyes, e mbi të gjitha për dinamikat e çuditshme të marrëdhënieve dhe emocioneve njerëzore. Kritika "Gjenia e Jane Austen-it ka si bashkëpunëtor vetëm përsosmërinë e shijes së saj." Virginia Woolf "Subjekti është tepër inteligjent dhe zbavitës, gjithashtu paraqet një vështrim interesant mbi jetën e gruas në atë epokë." The Guardian "Askush nuk është treguar më dinak sesa Jane Austen me personazhet. " The New York Times Style Magazine Fragmente nga libri 1) ...kurrë si në atë çast, nuk kish ndier aq sinqerisht se ishte dashuruar me të, tani që dashuria ishte krejt e kotë. 2) Vaniteti dhe krenaria janë të ndryshme si tipare, ndonëse shpeshherë i ndeshim si sinonime. Dikush mund të ndihet krenar pa u ndier vanitoz. Krenaria ka të bëjë më tepër me mendimin që ushqejmë për veten tonë; vaniteti lidhet me atë që do të donim të mendonin të tjerët për ne. 3) Kam një lloj kokëfortësie brenda meje, e cila s’më lejon kurrë të më shtijë frikën dikush. Përkundrazi, më rritet guximi, kur dikush mundohet të më trembë. 4) Kam luftuar më kot. E pra, s’mundem më. Jam i pazoti t’i ndrydh ndjenjat e mia. Lejomëni t’ju them që ju adhuroj e ju dua marrëzisht!
Autori:
Kategoria:
Përktheu:Gjergj Kaftani
ISBN: 978-9928-371-66-9
Pesha: 2 g
Numri faqeve: 536

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Jane Austen

Cmimi

1400 Lekë

ISBN

978-9928-371-66-9

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Klasikë

Koleksioni

Klasikët botërorë

Përkthyesi

Gjergj Kaftani

Titulli origjinal

Pride and prejudice

Viti botimit

2023

Pesha

2 g

Numri faqeve

536

Recensione