Në gjurmët e tulipanit të zi
Përshkrimi
Sportive, e vrullshme dhe joshëse, Tea Stiltoni është e dërguara e posaçme e Jehonës së Brejtësit, gazetës më të famshme të drejtuar nga i vëllai, Jeronim Stiltoni. Librat e Teas rrëfejnë miqësinë dhe aventurat e një grupi prej pesë hulumtuesesh fare të reja: Tea Sisters! Violeta ndodhet në Holandë për një kurs pikture, kur i ati i shokut të saj, Janit, zhduket në mënyrë misterioze, pasi ka krijuar një lloj të ri tulipani. Tea Sisters i bashkohen shoqes për të hetuar, por një brejtëse misterioze thur tinëzisht komplote për të grabitur lulen e çmuar...
Informacion mbi librin
| Autori | Tea Stilton (Elisabetta Dami) |
|---|---|
| Cmimi | 1000 Lekë |
| ISBN | 978-9928-228-92-5 |
| Kategoria | Botime për fëmijë dhe të rinj |
| Nënkategoria | 3-12 vjeç,Europa Krijuese |
| Përkthyesi | Agim Doksani |
| Titulli origjinal | Sulle tracce del tulipano nero |
| Viti botimit | 2017 |
| Pesha | 366 g |
| Numri faqeve | 222 |






