Na ishte një verë
Përshkrimi
Një komedi romantike, e paharrueshme dhe plot piper, i pari i një duologjie nga autorja bestseller e New York Times-it dhe e preferuara e TikTok-ut, Tessa Bailey. Pajper Bellinxher është një vajzë e re, që ndjek modën e ka shumë ndikim, ndaj fama e saj si fëmijë rebel i shtyn paparacët ta ndjekin këmba-këmbës. Kur pas një feste të çmendur dhe shampanjës së derdhur lumë, Pajperi përfundon në burg, njerku i vet mendon që kjo shthurje duhet të marrë fund. Ndaj, ai vendos t’i presë të ardhurat pa fre dhe, që të bëhen më të përgjegjshme, i dërgon Pajperin e të motrën të administrojnë barin e babait të tyre të vdekur... në Uestport, Uashington. Me të mbërritur në Uestport, Pajperi ndesh Brendanin, trupbëshëm dhe mjekërmadh, kapiten i një anijeje, sipas të cilit, vajza s’ka për të duruar më shumë se një javë larg Beverli Hillsit. Punë e madhe se ajo s’di të merret me llogaritë dhe ideja se do të flejë në një apartament të ndyrë me shtretër marinar e bën t’i kalojnë mornica në trup. Kaq keq të jetë, vallë? Ajo është e vendosur që t’i tregojë njerkut dhe këtij vendasi gërnjar e seksi që është më shumë se një fytyrë e bukur. Vetëm se Uestporti është qytet shumë i vogël dhe kudo që shkon, ajo ndesh Brendanin. Vajza elitare e mondane, e dhënë pas zbavitjes dhe peshkatari zevzek janë pole të kundërta, por mes tyre ekziston një tërheqje e pamohueshme. Pajperi nuk do të ketë ndjenja për një burrë që lundron për javë të tëra duke ndjekur perëndimet e diellit. Megjithatë, kur fillon të ndihet mirë në Uestport, Pajperi nis të pyesë veten nëse jeta e ftohtë dhe glamur ishte vërtet ajo çka donte. Los Angeles e thërret, por Brendani dhe ky qytet po ndezin zemrën e saj.
Informacion mbi librin
Autori | Tessa Bailey |
---|---|
Cmimi | 1200 Lekë |
ISBN | 978-9928-371-70-6 |
Kategoria | Botime letrare |
Nënkategoria | Romancë |
Koleksioni | Fluturëzat |
Përkthyesi | Elisa Çurri |
Titulli origjinal | It happened one summer |
Viti botimit | 2023 |
Pesha | 2 g |
Numri faqeve | 394 |