Psikiatri

800 Lekë
“Psikiatri” është një novelë klasike e letërsisë braziliane, shkruar nga Machado de Assis dhe botuar për herë të parë më 1882. Psikiatri i shquar Simon Bakamarte vendos të lërë Portugalinë, ku e priste një karrierë e ndritur, për t’u kthyer në vendlindje e për t’iu futur kërkimeve më origjinale në fushën e re të psikologjisë. Në krye, ngjan se qëllimi i tij i vetëm është përparimi i shkencës në mënyrë që të kurorëzojë veten dhe qytezën e tij “me kurora dafinash që s’vyshken”. Me ndihmën e Këshillit komunal të Itaguaisë, arrin të ngrejë një çmendinë të quajtur “Shtëpia e gjelbër” dhe dalëngadalë arrin të mbyllë atje të marrë e të shëndoshë mendërisht. Gjithsekush do të pyesë veten “Kush është i çmendur, tekefundit”? Ajo që vijon më pas është një histori tejet befasuese, që ngre çështjen mes devijimit dhe normalitetit, çmendurisë dhe arsyes. Simon Bakamarte, duke parë se të sëmurët mendorë ishin të anashkaluar nga e gjithë shoqëria, përpiqet të zbulojë etiologjinë dhe mënyrën më efikase të trajtimit të sëmundjeve mendore. Ai paraqet dy hipoteza. E para, se ka shumë më shumë të çmendur sesa mendohet dhe tjetra, se çmenduri është çfarëdo çekuilibri i aftësive mendore.Pas studimeve të shumta, për të mos përmendur protestat e itaguaianëve, sepse fjalët e popullit të pashkolluar nuk e zmbrapsin nga parimet e tij, Bakamarte arrin të kuptojë se hipotezat e tij janë të gabuara, dhe se me gjasë, çmenduri është ekuilibri i aftësive mendore dhe jo çekuilibri. Në këtë novelë, përmes një satire tragjikomike, Machado de Assis parashikon se çfarë ndodh me ata që përpiqen të deshifrojnë misteret e universit – në këtë rast, të universit njëkilogramësh brenda kafkës sonë, trurit, përmes shkencës, duke anashkaluar aspektin hyjnor. Në të rrëfehet dilema e vjetër sa vetë njerëzimi: çfarë është, në të vërtetë, çmenduria?
Autori:
Kategoria:
Përktheu:Arlind Fazliu
ISBN: : 978-9928-371-86- 7
Pesha: 140 g
Numri faqeve: 89

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Machado de Assis

Cmimi

800 Lekë

ISBN

: 978-9928-371-86- 7

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Klasikë

Përkthyesi

Arlind Fazliu

Titulli origjinal

O Alienista

Viti botimit

2024

Pesha

140 g

Numri faqeve

89

Recensione

“Psikiatri” është një vepër e mprehtë dhe me humor therës, që përdor ironinë dhe shtigjet dredharake, që të shpien drejt përfundimesh të mira.”
The Guardian

“Machado de Assis është shkrimtari më i mirë, që ka nxjerrë Amerika Latine.”
Susan Sontag në The New Yorker

“Ky shkrimtar ka një lloj humori që i bën edhe kafkat të qeshin.”

Salman Rushdie