“Elon Musk” është biografia e autorizuar e miliarderit amerikan dhe CEO-s së SpaceX-it dhe Tesla-s. Nga autori bestseller Walter Isaacson – tashmë i njohur si biografi i Steve Jobs-it – vjen historia e jashtëzakonshme e novatorit më magjepsës dhe më kontrovers të kohës sonë: Elon Musk. Ai është vizionari që ka thyer të gjitha rregullat dhe ka shënuar një epokë të re, atë të automjeteve elektrike dhe misioneve hapësinore private. Elon Musk ka pasur një fëmijëri të vështirë. I rritur në Afrikën e Jugut, shpesh binte pre e nëpërkëmbjes. Madje, një herë pat përfunduar në spital për një javë të tërë. Por plagët fizike nuk kanë të krahasuar me ato emocionalet, të shkaktuara nga i ati, i cili ushtronte një dhunë të egër psikologjike mbi të. “M’u desh të duroja hakërrimat e tij për plot një orë, se isha idiot, se nuk vleja një dysh.” Marrëdhënia me të atin la gjurmë të thella tek ai. Musk-u u bë një burrë-fëmijë, i ashpër por i brishtë, me luhatje të mëdha humori, me një prirje të theksuar ndaj rrezikut dhe dramave, me një nxitje epike ndaj sipërmarrjeve, të cilave u kushtohet “deri në palcë”, ndonjëherë madje edhe në mënyrë shkatërrimtare. Për dy vjet me radhë, Isaacson e ka ndjekur Musk-un ngado, ka marrë pjesë në mbledhje bashkë me të, e ka shoqëruar nëpër kompanitë e tij, ka kaluar orë të tëra duke intervistuar vetë Elon-in, familjarët dhe miqtë, kolegët dhe rivalët.
Elon Musk
1500 Lekë
Përshkrimi

Informacion mbi librin
Autori | Walter Isaacson |
---|---|
Cmimi | 1500 Lekë |
ISBN | 9789928371928 |
Kategoria | Botime letrare |
Nënkategoria | Biografi |
Përkthyesi | Agim Doksani |
Titulli origjinal | Elon Musk |
Viti botimit | 2024 |
Pesha | 637 g |
Numri faqeve | 648 |
Recensione
Një rrëmim i hollësishëm në mendjen e trazuar të njeriut më të pasur të botës... Libri i Isaacson-it nuk është portreti hijerëndë i një kapiteni industrie, por më tepër një udhëtim rraskapitës përmes jetës së një njeriu që duket se e ka të pamundur të arrijë lumturinë.
The Sunday Times