Jo thjesht rastësi

1200 Lekë
#1 NEW YORK TIMES dhe USA TODAY BESTSELLER
Një romancë e magjishme mbi fuqinë e fatit dhe rastësitë fatlume, që të ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë.

Kur Izi Astori i hipën avionit, pret dyndjen, zhurmën dhe mërzinë e zakonshme. Mirëpo kur i afrohet ndenjëses së saj, djaloshi i ulur aty nuk është aspak fqinji i bezdisshëm që kishte përfytyruar. Nejt Filëni, me flokë të zinj dhe sy të kaltër, ka një sharm të parezistueshëm: tërheqja mes dy të rinjve është fatale.
Por rastësia nuk është vetëm fatlume: pak minuta pas ngritjes në fluturim, avioni rrëzohet dhe nga ky çast, jeta e tyre ndryshon rrënjësisht. Kthesat e fatit nuk vonojnë t’i vënë në sprovë. Nejtit i duhet t’i futet karrierës ushtarake në misione të largëta lufte, ndërsa Izi, politikës. Ndonëse përpiqen ta mbajnë gjallë lidhjen përgjatë viteve, e kanë shumë të vështirë të takohen. Duket se për të dy, tjetri është njeriu i duhur, por kurrë çasti i përshtatshëm.
Derisa të dy do të ritakohen në një mision lufte në Afganistan, ku Nejti do të bëjë çmos që asaj të mos i hyjë gjemb në këmbë. Dhe do të bëjë çmos që t’i fitojë zemrën sërish.
Në këtë roman bëhen një ngjarjet e aktualitetit, aventurat emocionuese dhe romanca. Duke alternuar narratorët e romanit dhe linjat kohore, Yarros-i eksploron tmerret e luftës dhe pasojat e përvojave traumatike. Personazhet e saj origjinalë janë njëkohësisht të fortë dhe të pambrojtur dhe historia e tyre
plot pasion, por asnjëherë e sigurt nëse do të përfundojnë bashkë apo jo, godet në shenjë duke i rrëmbyer zemrën lexuesve.

Autori:
Kategoria:
Përktheu:Vjola Aliaj
ISBN: 978-9928-838-15-5
Pesha: 1 g
Numri faqeve: 358

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Rebecca Yarros

Cmimi

1200 Lekë

ISBN

978-9928-838-15-5

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Romancë

Koleksioni

Fluturëzat

Përkthyesi

Vjola Aliaj

Titulli origjinal

In the likely event

Viti botimit

2025

Pesha

1 g

Numri faqeve

358

Recensione

Një shkrimtare e talentuar.
Kirkus Reviews

Prej penës së Rebecca Yarros-it dalin fjalë të çiltra, poetike dhe që ta përkëdhelin shpirtin.
Tessa Bailey, New York Times dhe USA Today, autore bestseller

Lexuesit do të mahniten.
Publishers Weekly

Një histori dashurie rrëqethëse, zemërthyese dhe me një fund frymëzues.
In Touch Weekly

Falë shkrimit të bukur e gjithëpërfshirës të Yarros-it, lexuesit do të ndiejnë nën lëkurë çdo zemërthyerje dhe çdo çast dashurie.
Publishers Weekly

Rebecca nuk të zhgënjen kurrë, është zgjedhja ime e parë.
Jen McLaughlin, New York Times, autor bestseller