Fjalor ekonomik

1500 Lekë
NË NDIHMË TË PËRKTHYESVE DHE PROFESIONISTËVE TË FUSHAVE: KONTABILITET, FINANCË, BANKË, SIGURIME, EKONOMI, TREGTI

Dy fjalë nga përkthyesi

Gjatë punës sime si përkthyes verbal, kam ndier mungesën e një fjalori të besueshëm dhe të lidhur me realitetin ligjor e praktikën shqiptare. Shumica e fjalorëve ekzistues pasqyrojnë kryesisht terminologjinë e huaj të përshtatur në shqip, çka krijon vështirësi për përkthyesit dhe profesionistët.
Kjo më shtyu të hartoj një fjalor deskriptiv, fillimisht në fushën e shoqërive tregtare dhe më pas në të gjitha nënfushat e ekonomisë, si financa, bankat, sigurimet dhe kontabiliteti. Fjalori mbështetet në terminologjinë e përdorur në legjislacionin dhe praktikën shqiptare, duke ofruar përkatesat në anglisht.
Procesi ka përfshirë mbledhjen e materialit ligjor, verifikimin dhe përpunimin e termave, krahasimin me burime të huaja dhe redaktimin përfundimtar. Teksti në shqip jep shpjegime të qarta për termat, ndërsa indeksi anglisht–shqip shërben vetëm si orientues.
Termat pasqyrojnë praktikën e Republikës së Shqipërisë; megjithëse ndryshimet me terminologjinë e Kosovës janë të pakta, përdoruesi duhet ta ketë këtë parasysh.

Kategoria:
ISBN: 9789-928-838-40-7
Pesha: 1 g
Numri faqeve: 306

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Cmimi

1500 Lekë

ISBN

9789-928-838-40-7

Kategoria

Botime joletrare

Nënkategoria

Fjalorë

Viti botimit

2025

Pesha

1 g

Numri faqeve

306

Recensione