Fjalor i Teknologjisë së Informacionit (Botimi II)

1200 Lekë
Ky fjalor është përgatitur nga Erion Çano dhe prof. Edmond Tupja.
Gjatë këtyre tri dekadave të fundit të epokës së internetit, teknologjia e informacionit dhe drejtimet tekniko-shkencore të lidhura me të, si elektronika, informatika, robotika, telekomunikimi dhe inteligjenca artificiale, kanë shënuar një përparim të pandalshëm. Shpikje të tilla si kompjuteri personal, interneti, tregtia elektronike, telefonat e mençur, rrjetet shoqërore
virtuale e shumë dukuri të tjera kanë sjellë ndryshime të mëdha në kulturën dhe komunikimin tonë të përditshëm. Nga ana tjetër, paralelisht, hyrja e vrullshme e fjalëve angleze ka qenë e pakontrolluar sidomos në gjuhën e folur. Problemet e mospërshtatjes së fjalëve të huaja po vihen re dhe në botime, madje edhe në tekstet shkollore që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në formimin gjuhësor dhe shkencor të të rinjve e të rejave. Në këtë kuadër, me qëllim plotësimin e mungesës së fjalorëve bashkëkohorë nga fusha e teknologjisë së informacionit, si edhe me vullnetin për të mbrojtur dinjitetin e gjuhës shqipe, autorët e këtij libri i propozojnë sot publikut këtë fjalor që jo vetëm është dygjuhësh dhe terminologjik, por përmban gjithashtu njohuri enciklopedike të paraqitura në një strukturë plotësisht të njëtrajtshme. Përfshihen në tërësi rreth 6000 zëra, ndër të cilët
afro 3750 fjalë që mbartin gati 4110 kuptime (nëse kemi parasysh fjalët me më shumë se një kuptim), 895 shkurtesa dhe 995 shprehje që përbëjnë koncepte të rëndësishme. Jepen gjithashtu 4500 përkufizime, 2600 shembuj përkthimi, 325 lidhje sinonimie dhe 315 lidhje antonimie. Të gjitha veçoritë e lartpërmendura e bëjnë këtë fjalor të vlefshëm jo vetëm për specialistët, studentët dhe pedagogët e teknologjisë së informacionit, por për këdo që ka kureshtje për këtë fushë.
Autori:
Kategoria:
ISBN: 978-9928-838-37-7
Pesha: 1 g
Numri faqeve: 372

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Edmond Tupja

Cmimi

1200 Lekë

ISBN

978-9928-838-37-7

Kategoria

Botime joletrare

Nënkategoria

Fjalorë

Viti botimit

2025

Pesha

1 g

Numri faqeve

372

Recensione