Botime PEGIBotime PEGI

Çfarë të bëjmë me rastet?

Kobi Yamada • 2022

Çfarë të bëjmë me rastet?

800 Lekë
ISBN: 9789928371171
Faqe: 40
Viti: 2022
Përkthyes: Aida Baro
Çfarë të bëjmë kur gjendemi përballë një rasti? Sidomos kur është diçka që ngjan tepër e madhe ose tepër e çmendur, apo thjesht e paarritshme? Tërhiqemi? Sillemi sikur aq na bën? E lëmë të na ikë nga duart? Kjo është historia e disa rasteve të paharrueshme dhe e vogëlushit që nuk dinte ç’të bënte me to. Por sa më shumë raste i vinin, aq më tepër mahnitej ai. Pastaj, vjen një ditë dhe pakëz guxim bën dallimin më të madh në botë. Kjo histori është për këdo – të çfarëdolloj moshe – që ka dëshiruar fort diçka, por ka pasur frikë të marrë rrezikun në sy për ta arritur. Është një histori frymëzuese për të rrokur rastet që vijnë në jetë. Sepse, ku ta dish, po e shfrytëzove rastin, ka gjasa që gjithë jeta jote të ndryshojë.
Nuk ka recensione.