
Ditë e bardhë e fyer
Elvira Dones • 2017
Ditë e bardhë e fyer
Autor:Elvira Dones
1000 Lekë
ISBN: 978-9928-248-38-1
Faqe: 366
Viti: 2017
Ilir Bejko është emigrant shqiptar që përpiqet deri në vetëmohim të jetë qytetar i denjë. Armikja e tij më e madhe është vetë origjina e tij. Gjatë përpjekjeve për të mbijetuar, njihet me Maks Baumanin, një zviceran i sërës së lartë, por i mbërthyer nga një ves që e largon nga gjithë bota. Iliri gjen dashurinë te Blanka, emigrante kolumbiane që i ka mbijetuar një masakre të tmerrshme në atdheun e saj. Një dashuri e brishtë e rrethuar nga fantazmat e së shkuarës dhe gabimet e së tashmes. Rrëfimi karakterizohet nga një analizë e brendshme e hollë që autorja u bën personazheve, të cilët kanë një përmasë të përbashkët: nevojën për të mos u ndier vetëm.

Shiko te Bukinisti