
E vetmja dashuri
Laurence Plazenet • 2017
E vetmja dashuri
Autor:Laurence Plazenet
600 Lekë
- ISBN:
- 978-9928-228-44-4
- Faqe:
- 142
- Viti:
- 2017
- Përkthyes:
- Afrim Koçi
Zonjusha dAlbreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës drithërimat e para shpirtërore dhe fizike. Ajo bie dëshpërimisht në dashuri me
të dhe ëndërron një përjetësi që nuk i përket kësaj bote. Ai është burrë i pjekur,
serioz dhe i lirë, ndërsa ajo është pothuajse fëmijë, e re dhe pa përvojë.
Të ndarë, por ngaherë bashkë shpirtërisht, zonjusha dAlbreht dhe zoti
Ramon do të përndjekin njëri-tjetrin përgjithmonë: nëpër libra, ëndrra, vetmi,
heshtje dhe vdekje. Gjithë historia e tyre, që nga flaka e parë e dashurisë e deri
në shuarje, kthehet në emblemë të paragjykimeve shoqërore, frikës dhe
ndrydhjes shpirtërore e fizike që shkaktojnë ato. Heroina jonë është
ndëshkuesja më e lartë e vetvetes, ajo mendon se nuk ka kurrfarë merite, duke
na kujtuar edhe njëherë se çpasoja mund të sjellë vështrimi ynë gjykues dhe
kritikues ndaj dashurisë jokonvencionale të një gruaje.
