Botime PEGIBotime PEGI

Fëmija 44

Tom Rob Smith • 2011

Fëmija 44

1000 Lekë
ISBN: 978-9928-124-01-2
Faqe: 410
Viti: 2011
Përkthyes: Artan Miraka
Në Bashkimin Sovjetik stalinist, ndonëse miliona njerëz jetojnë në frikë, nuk ekziston krimi. Edhe dyshimi më i vogël për tradhti ndaj Shtetit apo fjala e gabuar në kohën e gabuar, mund ta çojnë një njeri të pafajshëm drejt ekzekutimit. Oficeri Leo Demidov, një hero lufte idealist, beson se po ndërton një shoqëri të përkryer. Por, besnikëria e tij nis të lëkundet, pasi bëhet dëshmitar i marrjes në pyetje të një njeriu të pafajshëm dhe, kur merr urdhër të hetojë gruan e vet, Raisën, ai detyrohet të zgjedhë të vërtetën që i dikton zemra. Atëherë ndodh e pabesueshmja. Një vrasës është i lirë të vrasë sa herë të dojë dhe dogmat e Leos marrin fund njëherë e përgjithmonë. Ai rrezikon edhe jetën për të gjetur këtë kriminel, të cilin, Shteti nuk pranon as që ekziston. Dhe ndërkaq, Leoja zbulon se rreziku i vërtetë nuk i kanoset nga vrasësi që përpiqet të kapë, por nga vendi që përpiqet të mbrojë.
Nuk ka recensione.