Kalo te përmbajtja

Filli i padukshëm

Patrice Karst • 2024

Filli i padukshëm

600 Lekë
ISBN:
978-9928-371-85-0
Faqe:
40
Viti:
2024
Përkthyes:
Loreta Bërhami Sardou
Kur mami u tregon dy fëmijëve se të gjithë jemi të lidhur nga një Fill i Padukshëm, atyre nuk u besohet. "Është e pamundur!", këmbëngulin ata. Megjithatë, janë kureshtarë të dinë se “Çfarë lloj filli është ky?" Përgjigjja e kësaj pyetjeje është e vërteta e mirëfilltë që na lidh të gjithëve. Ekziston një fill i padukshëm dashurie, të cilin megjithëse nuk e shohim dot, mund ta ndiejmë në thellësi të zemrës. Atëherë e dimë që jemi gjithmonë të lidhur me ata që duam. Këtë klasik bashkëkohor të hareshëm e kanë lexuar njerëz nga të gjitha moshat, lexues të panumërt kanë gjetur tek ai qetësi e shërim, duke ua lehtësuar ankthin e ndarjes, vetminë dhe humbjen. Ata kanë ndier lidhjet e pashkëputshme që ekzistojnë midis njerëzve.