Kalo te përmbajtja

Gruaja e thyer

Simone de Beauvoir • 2014

Gruaja e thyer

700 Lekë
ISBN:
978-9928-175-00-7
Faqe:
273
Viti:
2014
Përkthyes:
Amantia Kapo
Me këto tre histori të mprehta mbi rënien e pasionit, Simone de Beauvoir na tërheq në jetën e tri grave, në moshë të mesme, të cilat përballen me kriza të papritura. Në tregimin që i jep edhe titullin librit, qetësia e heroinës shkërmoqet, kur ajo zbulon se bashkëshorti i saj ka një lidhje jashtëmartesore. Në “Koha e maturisë”, një profesoreshë e suksesshme dhe lumturisht e martuar e gjen veten gjithmonë e më të pakënaqur për shkak të tërheqjes së djalit të saj për gruan e tij të re dhe vlerat e saj. Në “Monolog”, një grua e pasur, e llastuar, që gjendet e vetme në Natën e Vitit të Ri, vjell furinë dhe zhgënjimin e një jete në nje zënkë bezdisëse. Këto tre pjesëza magjepsëse, të mbushura me mendjemprehtësinë e jashtëzakonshme të de Beauvoir-it, na zbulojnë shkrimtaren legjendare në nivelet e saj më të larta. Ajo i tregon personazhet e saja si qenie njerëzore dhe nuk i gjykon ato nga një piedestal moral; ajo nuk krijon heronj që do ti shpëtojnë këto femra. Në një kohë kur libraritë janë të mbushura me romanca bukuroshesh njëzetecavjeçare që gjejnë lumturinë me “princin” e radhës, një libër i vërtetë dhe kompleks është një fllad i mirëpritur pranveror.