
Jam ende këtu
2018
Jam ende këtu
800 Lekë
ISBN: 978-9928-233-22-6
Faqe: 174
Viti: 2018
Përkthyes: Alba Frashëri
Elsa nuk ka më ftohtë, nuk ka më uri, nuk ka më frikë, sepse pas një aksidenti ka rënë në një komë të gjatë, nga e cila duket se nuk ka për tu kthyer.
Tibòja ka humbur besimin dhe rrugën e tij. Ai endet në korridoret e spitalit ku është shtruar i vëllai, pas një aksidenti që tragjikisht u ka kushtuar jetën dy vajzave të reja. Hyn gabimisht në dhomën e Elsës. Qetësia dhe aroma e saj e rrethojnë dhe ai, i dëshpëruar për një kontakt të mirëfilltë njerëzor, nis të flasë, të rrëfehet, pa pritur që dikush ti përgjigjet.
Ai nuk e di që Elsa po e dëgjon. Ajo e mban vesh, pasi prej disa kohësh ka filluar të dëgjojë, megjithëse mjekët, familja dhe miqtë e saj janë dorëzuar dhe po mendojnë të shkëputin fijet dhe tubat që e mbajnë në jetë.
Kështu, krejt natyrshëm, nis të krijohet një lidhje e heshtur, por më e vërtetë se shumë të tjera, të mbushura me hipokrizi. A do ta shpëtojë kjo ndjenjë e re Elsën? Po Tibònë?
Fitues i çmimit Nouveau Talent (Talenti i Ri) i fondacionit Bouygues Telecom, në vitin 2015.

Shiko te Bukinisti