Botime PEGIBotime PEGI

Kënga e Penelopës

Margaret Atwood • 2021

Kënga e Penelopës

Kënga e Penelopës

800 Lekë
ISBN: 978-9928-310-89-7
Faqe: 166
Viti: 2021
Përkthyes: Erdi Ibro
Miti i Penelopës, si gruaja e vatrës dhe besnikja par excellence, tashmë në një rrëfim krejt ndryshe, parë me sytë e vetë Penelopës, në shekullin XXI.
“Kënga e Penelopës” është një roman i Margaret Atwood-it, botuar më 2005, si pjesë e kolanës “Seria e miteve Canongate”, në të cilën autorë të njohur bashkëkohorë kanë rishkruar mitet e lashta. “Kënga e Penelopës” na sjell në vëmendje ngjarjet e “Odisesë” së Homerit, tashmë të ripara në këndvështrim modern dhe vetë Penelopa rrëfen historinë e saj që nga Hadi, njohjen e martesën me Odisenë, luftën e Trojës, Helenën e bukur dhe marrëdhëniet me prindërit; jetën e saj pa Odisenë, përballjen me mëtuesit gjatë mungesës së tij, si dhe kthimin e Odisesë pas 20 vjetësh e kërdinë që bëri mbi mëtuesit e shërbëtoret e Penelopës. Po a ishte Odiseja, ai heroi me zgjuarsi të rrallë i përshkruar nga Homeri apo një faqe tjetër, më e errët dhe e panjohur e tij, do të dalë në sipërfaqe?
Temat qendrore të romanit shtjellohen rreth standardeve të dyfishta mes sekseve, klasave shoqërore, si dhe vërtetësisë së drejtësisë.
Në rrëfimin e Homerit, Penelopa, gruaja e Odisesë, portretizohet si kulmi i besnikërisë bashkëshortore dhe historia e saj është një mësim i dobishëm përgjatë gjithë shekujve.
"Atwood-i merr anën e Penelopës me pasion të jashtëzakonshëm... ajo eksploron vetë natyrën e rrëfimit mitik."
The Guardian

"Vjen si një fllad i freskët nga deti Mesdhe... Me “Këngën e Penelopës” Atwood konfirmon edhe njëherë gjeninë e saj. Gruaja që shkroi “Rrëfenjën e shërbëtores” nuk e ka humbur aspak ndjeshmërinë e saj të mprehtë."
The Gazette

"Po aq i fuqishëm, sa një mallkim."
Sunday Times

"Fakti që Atwood-i e vendos Penelopën në rolin e protagonistes është një këndvështrim i freskët dhe plot finesë... Në njëfarë mënyre (dhe kjo është masa e gjenisë së saj që s’mund të përcaktohet) ajo na bën të mbajmë vesh zërin e Penelopës, teksa reflekton në Had mbi jetën e saj, sikur të ishte thashethemi më interesant që kemi dëgjuar ndonjëherë... Është një libër i mrekullueshëm."
The Globe and Mail