Botime PEGIBotime PEGI

Krijesa të bukura

Kami Garcia & Margaret Peterson • 2013

Krijesa të bukura

1000 Lekë
ISBN: 978-9928-162-99-1
Faqe: 560
Viti: 2013
Përkthyes: Anxhela Cikopano
Romani “Krijesa të bukura” është një roman për të rinj dhe adoleshentë shkruar nga dy autore Kami Garcia dhe Margaret Peterson (Stohl), ai është libri i parë i sagës “Kronikat e Frymëtorëve”. “Krijesa të bukura” është botuar në 50 vende të botës dhe përkthyer në 39 gjuhë. Etan Uejt është një djalosh shtatëmbëdhjetëvjeçar, që jeton në një qytezë të humbur e të mërzitshme amerikane me emrin Getlin dhe ëndrra e tij më e madhe është të largohet sa më shpejt që të jetë e mundur prej atij qyteti, ku nuk ndodh kurrë asgjë, ku njerëzit njohin njëri-tjetrin dhe historitë përkatëse njësoj si xhepat e tyre. Etani përndiqet në ëndrra e tij nga figura e një vajze që çuditërisht shumë shpejt do të materializohet në realitetit. Lina Dukein do të ndryshojë rrjedhën e jetës së Etanit, por dhe të të gjithë Getlinit provincial. Ajo është krejt ndryshe nga njerëzit e tjerë, është e pajisur me fuqi të mbinatyrshme, të cilat shpesh nuk arrin ti kontrollojë. Është pjesëtare e një familjeje jashtë të zakonshmes, Frymëtorëve që kanë fuqi magjike dhe yshtëse, por që janë të kushtëzuar në zgjedhjet e tyre të jetës. Sipas një mallkimi të lashtë, në vitin e gjashtëmbëdhjetë të jetës së tyre, Frymëtorët thirren nga Drita, ose nga Terri. Lina Dukein pret me ankth datëlindjen e saj, dashurohet me Etanin marrëzisht dhe që të dy përpiqen me të gjithë mënyrat të zbulojnë dhe të zhbëjnë këtë magji. Përplasja me të Keqen nuk do të jetë aspak e lehtë. Në vitin 2013, romani u përshtat për ekranin e kinemasë me regji të Richard agravenese, me aktorët Alden Ehrenreich dhe Alice Englert.
Nuk ka recensione.