Kalo te përmbajtja

Leksione frymëmarrjeje

Anne Tyler • 2022

Leksione frymëmarrjeje

1400 Lekë
ISBN:
978-9928-371-29-4
Faqe:
398
Viti:
2022
Përkthyes:
Erdi Ibro
“Leksione frymëmarrjeje” i shkrimtares Anne Tyler, fitues i Çmimit Pulitzer (1989), rrëfen historinë e gjithë jetës së një çifti, treguar gjatë një udhëtimi. Megi dhe Ira janë të martuar prej 28 vjetësh, gjë që duket qartë në rutinën e tyre, në aftësinë e tyre për t’i lëshuar pe me dashamirësi egos së njëri-tjetrit. Ajo që fillon si një udhëtim për të shkuar në një funeral shndërrohet befas në një aventurë të papritur. Teksa Megi dhe Ira përballen me peripecitë e udhës, kryqëzohen me njerëz nga më të çuditshmit dhe rizbulojnë magjinë e rrugëtimit të quajtur jetë dhe gëzimin e pasjes së dikujt pranë për ta ndarë atë me gjithë të papriturat e veta.