
Letra e harruar
Nina George • 2016
Letra e harruar
Little Paris bookshop
Autor:Nina George
1000 Lekë
ISBN: 978-9928-200-47-1
Faqe: 396
Viti: 2016
Përkthyes: Sabina Dhrimo
Në një barkë në brigjet e Senës, gjendet një librari lundruese fare e veçantë,
me emrin Farmacia Letrare, një vend kulture, ku librat nuk janë thjesht
për lexim. Zhan Perduja, librashitësi i saj, mendon se çdo libër është balsam
për shpirtin dhe çdokujt që hyn në librarinë e tij, si një shërues i mirë, i jep
librin e duhur për çdo vështirësi në jetë. I vetmi njeri që, me sa duket, nuk
po gjen shërim përmes letërsisë është ai vetë: prej njëzet e një vjetësh, ai
jeton me kujtimin e së dashurës së tij Manonit, e cila ishte zhdukur një ditë
krejt papritur duke i lënë vetëm një letër. Atë letër, Zhani e harroi me
dashje, sepse ai e kishte dashuruar Manonin me gjithë shpirt, duke lënë
veten krejtësisht pas dore e duke iu përkushtuar dashurisë së tyre sublime.
Ai nuk pranon ta lexojë letrën, e di që Manoni ka zgjedhur lumturinë në
krahët e të shoqit dhe për të fillon një jetë pa dashuri, i mbërthyer në një
botë të trishtë, ku mendon vazhdimisht për të. Por një ditë, falë Katerinës,
letra do të dalë përsëri në skenë, pas 20 vjetësh, e paprekur dhe, më së fundi
Zhani zbulon që Manoni ka ikur prej tij jo se nuk e donte më, por për shkak
të një problemi të rëndë shëndetësor.
Ky zbulim rastësor e i dhimbshëm për të dashurën e tij, do ta shtyjë të lërë
brigjet e Senës dhe të ndërmarrë një lundrim nëpër lumenjtë e Provansës së
bukur, një udhëtim i mbushur me ngjyra, aroma e shije të paharrueshme. Me
të do të bashkohet Maksi, një shkrimtar i ri e i famshëm në kërkim të
dëshpëruar të frymëzimit, si dhe Salvatore Vitale, një italian ëndërrimtar e
simpatik, i dashuruar pas kuzhinës dhe sekreteve që fsheh ky art. Të gjithë
janë në kërkim të recetës vetjake të lumturisë dhe të shërimit të shpirtit
përmes librave.
Një nga librat më të shitur në mbarë botën, i mbushur me aventura dhe
ngrohtësi. Është një himn i mrekullueshëm për librat si dhuratë mençurie e
shpëtimi, për ndjenjat e humbura e të gjetura sërish, për shpirtrat e trazuar,
dhe për shpresën, ajo që do të mbushë shpirtrat e dorëzuar të secilit prej
nesh.
Një libër që ju drejtohet të dashuruarve, zemrave të thyera, si dhe librarëve
si shëruesit e shpirtit nëpërmjet leximit.

Shiko te Bukinisti