Botime PEGIBotime PEGI

Liza në botën e çudirave

Carlo Scataglini • 2024

Liza në botën e çudirave

Liza në botën e çudirave

700 Lekë
ISBN: 978-9928-371-98-0
Faqe: 132
Viti: 2024
Përkthyes: Lindita Sema
Zakonisht, Liza i jepte vetes këshilla shumë të mira, por rrallë i zbatonte ato.

Është një nga frazat më të njohura të librit "Liza në botën e çudirave", përralla e jashtëzakonshme e shkrimtarit Lewis Carrol, që ka magjepsur fëmijë e të rritur bashkë.
Aventurat e Lizës në botën e mrekullueshme të ëndrrave, kësaj radhe vijnë në një version më të thjeshtë, pajisur me mjete për të lehtësuar leximin dhe me plot imazhe të këndshme.

Si mund ta përdorë mësuesi këtë libër?
Tema të përshtatshme për diskutim:
Imagjinata dhe ëndrrat
Vetëreflektimi dhe vendimmarrja
Të mësuarit nga përvoja
Bota e brendshme e fëmijës
“Unë i dua klasikët” është seria e re për fëmijë e botuar nga Botime Pegi, e pajisur me aparat didaktik. Do të jenë plot nëntë tituj që do të vijnë dora-dorës dhe si fillim po prezantojmë: “Princi i vogël”, “Liza në botën e çudirave”, “Libri i xhunglës”, Piter Pani”, “Magjistari i Ozit”, “Pinoku”, “Odisea”, “Iliada”, “Ditari i Ana Frankut”.
Mes klasikëve të letërsisë për fëmijë dhe adoleshentë ka kryevepra që kanë magjepsur dhe bashkuar breza të rritur e fëmijë. Këto janë histori të mrekullueshme, pa moshë e pa kohë dhe, për rrjedhojë, gjithmonë aktuale, të cilat u përkasin të gjithëve. Mendojmë se lehtësimi dhe thjeshtimi i historive më të famshme do ta bënte leximin sa më të pavarur dhe kuptimplotë për lexuesit e rinj. Ja, kështu lindi koleksioni “Unë i dua klasikët”.