
Matja e botës
Daniel Kehlmann • 2018
Matja e botës
Autor:Daniel Kehlmann
800 Lekë
ISBN: 978-9928-248-60-2
Faqe: 252
Viti: 2018
Përkthyes: Sokol Mici
Në vitin 1828, Gausi, një matematikan, fizikan dhe astronom ftohet, nga Aleksandër fon Humbold, eksplorues, gjeograf dhe shkencëtar, të shkojë në Berlin ku do të mbahet një kongres shkencëtarësh. Gausi nuk ka aspak dëshirë të marrë pjesë, nuk i pëlqen të udhëtojë, njerëzit nuk para i interesojnë; është tip i vetmuar, tejet kritik dhe gërnjar, por Humboldi është më kokëfortë dhe arrin ta bindë.
Takimi midis dy prej mendjeve më të ndritura të Gjermanisë iluministe i jep autorit shkas për të rrëfyer jetët e tyre jashtëzakonshme, që nga fëmijëria e deri në takimin e vitit 1828, duke përfshirë edhe përshkrimin lehtësisht të kuptueshëm të teorive që kanë themeluar gjeografinë dhe matematikën moderne.
Autori e shoqëron lexuesin në udhëtimet e Humboldit mbi lundra të pabindura, në majat e maleve më të larta e në thellësitë e kratereve e shpellave më të fshehta. Lexuesi përhumbet në magjinë gjeniale të zbulimeve të Gausit, duke qeshur me manitë e tij, duke u pasionuar pas ideve dhe mënyrës se si e shihte botën ai, jetën dhe të ardhmen.
Ky është portreti entuziast e i përkushtuar i gjigantëve të shkencës dhe kulturës, të cilët zbresin nga piedestali dhe kthehen në personazhet zbavitëse të një komedie, tejet të saktë nga pikëpamja historike.

Shiko te Bukinisti