
Mos harro të më puthësh
Alexandre Jardin • 2014
Mos harro të më puthësh
Autor:Alexandre Jardin
800 Lekë
ISBN: 978-9928-4197-8-1
Faqe: 217
Viti: 2014
Përkthyes: Edmond Tupja
...çiftet vdesin nga heshtja. Këtë mendon personazhi kryesor i Mos harro
të më puthësh, Gaspari ose, siç e ka mbiquajtur e shoqja, Zebra. Zebra
është noter, i martuar prej pesëmbëdhjetë vitesh me Kamilën dhe baba i dy
fëmijëve. Ai duhet të kishte jetën e përkryer, por diçka i mungon. Rutina
bashkëshortore ka zëvendësuar tashmë prej kohësh zjarrin e dashurisë së
viteve të para dhe atij kjo i duket e papranueshme. Zebra vendos tia rifitojë
zemrën Kamilës së tij... por si?
Mos harro të më puthësh (Le Zébre) u botua për herë të parë në 1988
dhe po atë vit fitoi çmimin letrar Femina. Qe një nga romanet më të
sukseshme të asaj periudhe dhe në vitin 1992 u ekranizua.
Të gjithë mjaftohen duke ia fituar zemrën një femre që papritmas shfaqet në jetën e tyre.
Po tia rifitosh zemrën gruas sate pas pesëmbëdhjetë vjetësh martese? Asnjë donzhuan
imagjinar nuk do ti futej kësaj ndërmarrjeje të rrezikshme. Dhe pikërisht kjo e
mundonte Zebrën, sepse, jo më kot Shekspiri, Stendali dhe autorët më të mëdhenj nuk
kanë guxuar ta trajtojnë temën e rilindjes së dashurisë: një gjë e tillë duhet të jetë e
pamundur.

Shiko te Bukinisti