
Në gjurmët e tulipanit të zi
Tea Stilton (Elisabetta Dami) • 2017

Në gjurmët e tulipanit të zi
1000 Lekë
ISBN: 978-9928-228-92-5
Faqe: 222
Viti: 2017
Përkthyes: Agim Doksani
Sportive, e vrullshme dhe joshëse, Tea Stiltoni është e dërguara e posaçme e Jehonës së Brejtësit, gazetës më të famshme të drejtuar nga i vëllai, Jeronim Stiltoni. Librat e Teas rrëfejnë miqësinë dhe aventurat e një grupi prej pesë hulumtuesesh fare të reja: Tea Sisters!
Violeta ndodhet në Holandë për një kurs pikture, kur i ati i shokut të saj, Janit, zhduket në mënyrë misterioze, pasi ka krijuar një lloj të ri tulipani. Tea Sisters i bashkohen shoqes për të hetuar, por një brejtëse misterioze thur tinëzisht komplote për të grabitur lulen e çmuar...