
Ne të gjallët
Ayn Rand • 2013

Ne të gjallët
Autor:Ayn Rand
1200 Lekë
- ISBN:
- 978-9928-162-71-7
- Faqe:
- 602
- Viti:
- 2013
- Përkthyes:
- Saverina Pasho
“Ne të gjallët” është romani i parë i botuar i autores ruso-amerikane Ayn Rand. Ky roman, botuar për herë të parë në 1936-n, është gjithashtu edhe manifesti i saj i parë kundër komunizmit. Rand-i ka thënë se ky libër i afrohet autobiografisë së saj më shumë se çdo gjë tjetër që ajo do të shkruante ndonjëherë.
I vendosur në Rusinë postrevolucionare, “Ne të gjallët” tregon historinë prekëse të tre njerëzve që luftojnë kundër shtypjes sovjetike. Protagonistja, Kira, njësoj si Rand-i, rritet në Rusinë postrevolucionare, në një familje borgjeze, e cila ka humbur të gjithë pushtetin dhe pasurinë e mëparshme dhe është e detyruar të jetojë në kushte shumë të vështira.