Botime PEGIBotime PEGI

Nina dhe misteri i Notës Oktavë

Moony Withcher • 2008

Nina dhe misteri i Notës Oktavë

600 Lekë
ISBN: 978-99956-28-40-6
Faqe: 321
Viti: 2008
Përkthyes: Albana Nexhipi
Në pak çaste, gjithë pasqyrat u bënë të verdha e të kuqe. Mes flakëve të larta u shfaq fytyra e magjistarit. Sytë e tij shëmbëllenin me dy karfica dhe e qeshura i shpërtheu si buçimë. - Hahahaha, haha, shtrigëz budallaqe. Kujtoje se më kishe nxjerrë jashtë loje. Naive! Si mund të mendosh se ke asgjësuar Djallin? Bëhu gati, të erdhi ora! Karkoni dukej më i fortë dhe më i vendosur se kurrë. Deti nuk e kishte gëlltitur. Kishte shpëtuar për mrekulli. Për një çast, imazhi i tij u zhduk nga pasqyrat. Gjysmëhëna u fik dhe Nina mbeti në errësirë. Pas ca sekondave, përpara saj shpërtheu njëflakë që shkoi deri në tavan. Mes gjuhëve të flakës qe ai: Konti!
Nuk ka recensione.