
Nuk duhet të fle
S.J. Watson • 2013
Nuk duhet të fle
Autor:S.J. Watson
1000 Lekë
ISBN: 978-9928-162-59-5
Faqe: 344
Viti: 2013
Përkthyes: Artan Miraka
I botuar në mbi 30 vende të botës, Nuk duhet të fle është duke u kthyer
në një film të rëndësishëm, i prodhuar nga Ridley Scott, me Nicole Kidman
dhe Colin Firth.
The Independent ka shkruar se kritika e ka mbështetur Nuk duhet të fle si një
përzierje e arritur midis popullores dhe letrares. Me këto fjalë mund të
përmbledhim konkluzionin e pothuajse të gjithë atyre që kanë shkruar e
folur për këtë libër: ky është një thriller letrar dhe stili i autorit është i
admirueshëm.
Pasi i ka mbijetuar një aksidenti, Kristina është e sëmurë me një formë
amnezie për shkak së të cilës ajo mund të mbajë mend vetëm çfarë i ndodh
në 24 orët e fundit. Çdo mëngjes ajo zgjohet në padije mbi rrethanat e jetës
së saj dhe i duhet të mësojë gjithçka nga e para: kush është burri që i fle
pranë, ku jetojnë, kanë apo jo fëmijë. Romani merr formën e një ditari që
Kristina e mban edhe falë inkurajimit dhe ndihmës së doktor Nashit, i cili,
fshehurazi të shoqit të Kristinës, ka filluar të interesohet për sëmundjen e
saj. Ditari e ndihmon Kristinën të zbulojë gjëra që ajo ka harruar, si p.sh., që
dikur ka shkruar një roman. I shoqi ia ka fshehur këtë. Pse? Çfarë tjetër
fsheh ai? Vallë ia ka fshehur ai këtë thjesht që ajo të mos mërzitet apo ka
arsye të tjera, më të thella? E pse duhet ti besojë ajo doktor Nashit në vend
që ti besojë bashkëshortit?

Shiko te Bukinisti