
Numri dy
David Foenkinos • 2023
Numri dy
Autor:David Foenkinos
1200 Lekë
ISBN: 978-9928-371-51-5
Faqe: 238
Viti: 2023
Përkthyes: Adelina Jaku
Më 1999, u zhvillua audicioni për gjetjen e aktorit kryesor që do të luante
rolin e Herri Poterit, rol që do ta shndërronte djaloshin fitues në njeriun më
të famshëm në botë.
Qindra kandidatë morën pjesë në atë audicion, por në fund mbetën vetëm
dy.
Ky roman tregon historinë e djalit që nuk u zgjodh.
Martin Hilli është një djalë i vogël dhjetëvjeçar, me një jetë të zakonshme.
Aq sa mund ta lejojnë kushtet ku jeton pas divorcit të prindërve. Thuajse
rastësisht, teksa ndjek të atin në një shesh xhirimi, Martini i bie në sy një
producenti që po zhvillon filmin e parë të sagës së Herri Poterit. Fazë pas
faze, djaloshi do të kalojë qindra kandidatë të tjerë, derisa në finale do të
mbeten vetëm dy rivalë. Por fitues i rolit do të jetë djali tjetër. Kësisoj,
Martinit do t’i shkërmoqen të gjitha shpresat që kishte ushqyer dhe tani e
tutje do të krahasohet vazhdimisht me triumfin e gjithëpranishëm të rivalit
të tij. Si mund ta marrë veten nga ky dështim, kur aventurat e magjistarit të
vogël dhe përshtatjet e tyre kinematografike do të arrijnë sukses pas suksesi?
Si do të jetojë Martini pas kësaj që ai e quan dështimin më të madh të jetës
së tij?

Shiko te Bukinisti