Kalo te përmbajtja

Odisea

Autor:Carlo Scataglini, 2025

Odisea

700Lekë

Përkthyesi
Lindita Sema
Numri faqeve
144
ISBN
978-9928-838-18-6
"Këndomë, o zanë, të urtin
burrë që u end për sa vjet
poshtë e lart pa plang,
shtëpi, si shtroi përdhè të shenjtat
ledhe t’Trojës..."

Këtu rrëfehet udhëtimi i kthimit të Odisesë për në atdheun e tij, Itakën e dashur, pas përfundimit të luftës së Trojës. Homeri u
këndon rreziqeve, peripecive, përbindëshave, dinakërisë së heroit tonë, magjistricave e vajzave të bukura. Përveç Odisesë (ose Uliksit, siç e quajnë ndryshe), personazhe të paharrueshme janë edhe e shoqja Penelopa, i biri Telemaku, ciklopi Polifem, magjistrica Circe, mëtuesit e të tjerë.
Kjo kryevepër epike, që tashmë vjen në një version më të thjeshtë, me mjete lehtësuese për leximin dhe ilustrime
të mrekullueshme, do t’i bëjë për vete të gjithë fëmijët që do ta
lexojnë.